Zakonet e konsumimit të lëngjeve që mund ta nxisin humbjen e peshës

Ushqimi mund të mos jetë armiku më i madh në betejën tuaj me dhjamin e barkut, në fakt armiku juaj më i madh mund të jenë lëngjet.

Sa ndikojnë lëngjet që i konsumoni në numrin total të kalorive që merrni?

E keqja është se kaloritë të cilët gjenden tek pijet mund t’ju rrëmbejnë pa pritur, pasi shumica e njerëzve që tregojnë kujdes të shtuar ndaj konsumimit të kalorive, i numërojnë vetëm kaloritë e ushqimit dhe jo ato të lëngjeve.

Prandaj sugjeroheni që të mbani shënime për të gjitha lëngjet që konsumoni në një ditë të zakonshme, dhe numëroni kaloritë për të parë se sa mund të eliminoni për të filluar humbjen e peshës. Miratimi i zakoneve të mëposhtme të shëndetshme të konsumimit të lëngjeve mund t’iu ndihmojë në qëllimin tuaj.

Konsumoni ‘smoothie’ për humbje peshe

Krijimi i zakonit për ta pirë një ‘smoothie’ si zëvendësues i vaktit është një mënyrë tjetër për të kontribuar në një trup më të dobët. Por ju duhet ta bëni atë në mënyrën e duhur. Shumë njerëz gabojnë kur bëjnë ‘smoothie’ pasi përziejnë produkte që janë aq të larta në kalori dhe madje edhe sheqerna, saqë janë kundërproduktive për humbjen e peshës, thonë dietologët. Për t’u siguruar që ‘smoothiet’ tuaja janë vërtet të dizajnuara për t’ju ngopur dhe jo për t’ju shtuar peshë, sigurohuni që ato të kenë mjaft proteina dhe fibra, në mënyrë ideale 20 gram proteina dhe të paktën 5 gram fibra.

Image

Anashkaloni pijet e gazuara dietale

Ëmbëltuesit artificialë kanë qenë një produkt ushqimor i diskutueshëm prej vitesh. Shqetësimi është nëse reduktimi i kalorive në ushqimet tona ia vlen për efektet anësore të mundshme, duke filluar nga gazrat dhe fryrjet e barkut e deri te acarimi gastrointestinal apo edhe nxitja potenciale e kancerit. Për më tepër, ëmbëltuesi i zakonshëm artificial, sukraloza, redukton bakteret e shëndetshme në zorrë, gjë që e bën acarimin gastrointestinal më të mundshëm dhe mund të kontribuojë në shtimin e peshës.

Image

Pini sa më shumë ujë

Duke synuar të konsumoni sasi të larta të ujit në ditë, ju do të keni më shumë gjasa t’i shmangni lëngjet që janë të larta në kalori. Sa më shumë ujë të konsumoni, aq më pak ushqim tentoni të hani. Studimet kanë treguar se njerëzit që pinë disa gota ujë para ushqimit, përfundojnë duke reduktuar marrjen e kalorive në vakt dhe gjatë pjesës tjetër të ditës.

Image

Bëjeni shprehi të konsumoni çaj jeshil

Të gjitha çajet pa sheqer janë zgjedhje të shkëlqyera pijesh, por njëri mund të jetë veçanërisht i fuqishëm në fillimin e humbjes së peshë, e ai është çaji jeshil. Studiuesit japonezë zbuluan se nivelet e antioksidantëve të veçantë të quajtur polifenole të polimerizuara, që gjenden në çajin jeshil, pengojnë aftësinë e trupit për ta absorbuar yndyrën deri në 20 për qind. Çaji jeshil dhe i bardhë gjithashtu përmbajnë disa përbërës bimorë të quajtur katekina, që janë vërtetuar se nxisin humbjen e peshës dhe humbjen e yndyrës së barkut, kur konsumohen rregullisht.

Image