Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar figurën e kreut aktual të saj, Albin Kurti Ymeri ka vlerësuar se është i vështirë bashkëpunimi me të.
Kurti, sipas tij, e sheh veten si shumë të rëndësishëm në politikë. Ymeri thotë se aktivistët e kësaj partie e mbivlerësojnë Kurtin.
Ymeri thënë në Rtv Dukagjini se Kurti e sheh veten si dikush që e ka porosinë kryesore.
“Është e vështirë të bashkëpunosh në formë të partneritetit, historikisht e sheh veten si njeri shumë të rëndësishëm në politikë, e sheh veten si një, si dikush që e ka porosinë kryesore, si pejgamber”, është shprehur Ymeri.
“Shihet që ka një mbivlerësim nga aktivistët”, ka thënë ai.