Analisti Visar Ymeri ka bërë me dije se presioni më i madh për krijimin e qeverisë së re duhet të bëhet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka deklaruar se partia në pushtet si parti fituese duhet të tregojë se çka do të bëjë.
Në emisionin “Debat Plus”, Ymeri ka thënë se gjë tjetër është nëse VV-ja i ka numrat për krijimin e institucioneve të reja.
“Trysnia kryesore që duhet me u bë është karshi Lëvizjes Vetëvendosje, tash për tash, sepse Vetëvendosje natyrisht si partia më e madhe me numrin më të madh të deputetëve edhe duke qenë po ashtu në pushtet ish kanë deshtë më qenë më e qartë se çka e ka ndërmend me bë, tjetër gjë është pastaj a mbërrin me bë apo jo, por duhet me qenë më e qartë”, ka thënë ai.