Ylli pasi mundi Pejën në “Karagaq” me rezultat 67:70, është shpallur kampion Kosove në Supërligën e Basketbollit.
Është hera e parë në historinë e klubit suharekas që shpallet kampion në nivel vendi.
Peja e startoi mirë pjesën e parë, por si në ndeshjen e kaluar në Suharekë, u treguan me të dobët në pjesën e dytë.
Prezenca e AJ Walton, u dallua te loja e Pejës, por mbrojta e mirë e therandasve dhe gabimet e pejanëve, ia mundësuan Yllit fitoren.
Më së shumti pikë në ndeshje kishte Dardan Berisha me 21 pikë, mirëpo loja e shkëlqyer e Erjon Kastrati dhe Elyjah Clark ia mundësuan Yllit ngritjen e titullit kampion.
Çereku i katërt ishte më interesanti kur pasimet efikase të Yllit e ndihmuan t’a shkëpus rezultatin nga Peja.
Megjithatë Dardan Berisha dhe Beq Kovaqi ishin të saktë për tre pikë në minutat e fundit të çerekut të katërt, për ta barazuar rezultatin.
Por në fund fal gjuajtjeve të lira, Ylli kaloi në epërsi, pasi që Walton nuk ishte i saktë për t’a afruar rezultatin në aksionin vendimtar për Pejën.
Vendimtarët e Yllit përfunduan lojën me 19 pikë 3 kërcime e 5 asistime për Elyjah Clark, dhe 16 pikë e 4 asistime për Erjon Kastrati.
Ky është titulli i parë i Yllit në Supërligën e Kosovës në Basketboll.