Luka Modric do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe për një vit.
Mesfushori kroat do të nënshkruajë kontratën e re me “Los Blancos” gjatë javës së ardhshme, derisa e mbanë në klub të paktën edhe për një sezon.
Modric kishte bërë me dije se vendimi i tij nuk ka të bëj me paratë, pasi i ka refuzuar dy oferta të mëdha nga Arabia Saudite, raporton Fabrizio Romano.
38-vjeçari gjatë natës së mbrëmshme arriti të fitojë trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij.
Modric i ishte bashkuar Real Madridit në vitin 2012 nga Tottenham Hotspur.
Kroati është edhe fitues i Topit të Artë, sukses të cilin e kishte arritur në vitin 2018.