Yamal: Barcelona është favorite për Champions

Lamine Yamal, talenti i ri i Barcelonës, ka shprehur bindjen e tij se katalanasit janë favoritë për të fituar Champions League këtë sezon.

Në një intervistë për “Sport”, ai ka theksuar besimin e skuadrës pas eliminimit të Liverpool.

“Ne jemi favoritët për të fituar. Pas eliminimit të Liverpool-it, tani është radha jonë. Nuk kemi frikë nga askush dhe skuadra ka një mentalitet fitues”, ka deklaruar anësori gjashtëmbëdhjet vjeçar.

Barcelona po garon kon në tri fronte këtë sezon: në çerekfinalet e Champions League, në krye të La Ligës me një ndeshje më pak dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit kundër Atletico Madrid. Yamal beson se skuadra ka bërë hapa përpara krahasuar me edicionin e kaluar.

“Ne jemi një ekip ndryshe nga viti i kaluar, ku humbëm kundër PSG-së. Kemi fituar përvojë dhe jemi më të bashkuar. Ne jemi një familje”, ka shtuar ai.