Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 14-të, dy prej të cilave zhvillohen sot (e martë) me fillim nga ora 13:00.
Ndeshja kryesore zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, ku kampioni Drita është nikoqir i ish-kampionit Feronikeli.
‘Intelektualët’ kanë tri pikë më pak se lideri Ballkani, mirëpo kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa Nikli ndodhet në vend të gjashtë në tabelë me 15 pikë të arkëtuara.
Takimi tjetër i të martës zhvillohet në stadiumin “Xhemail Ibishi” në Prishtinë (stadiumin e Flamurtarit), ndërmjet Arbërisë dhe Gjilanit.
Skuadra nga Dobraja ka arkëtuar 14 pikë nga 13 xhiro, derisa Gjilani pozicionohet në vend të tretë me gjashtë pikë më pak se Ballkani që i prin tabelës.