Ashtu siç pritej, Xherdan Shaqiri i ka nisur ushtrimet me ekipin zviceran, Lugano.
Futbollisti kosovar do të përgatitet për Botërorin 2022 në Zvicër deri më 13 nëntor.
Lojtari nga Zhegra e Gjilanit e ka marrë lejen nga klubi i tij, Chicago Fire për të stërvitur me ekipin nga Ticino, shkruan “Gazeta Express”
Selektori Murat Yakin shpreson që marrëveshja në mes të dy klubeve partnere do t’ia mundësojë Shaqirit të jetë sa më i gatshëm për Kupën e Botës, e cila do të nisë më 20 nëntor dhe do të mbyllet më 18 dhjetor.
Sezoni në SHBA është mbyllur para dy javësh dhe Chicago nuk arriti të kualifikohej për në “play-off” të MLS-së.
Futbollisti i Baselit megjithatë nuk do të mundë të angazhohet në ndeshjet kampionale të Luganos.