Futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka thënë se mungesa e tifozëve në tribuna ka bërë që skuadra të ketë sezon të dobët.
Në një intervistë për Sky ai E pranoi se është shumë i trishtuar edhe në jetën e tij private, pasi ka kohë pa e parë familjen.
“Skuadrat më të vogla e kanë më të lehtë të vijnë në Anfield kur nuk ka tifozë”.
“Të gjithë e dinë se sa shumë tifozët na çojnë përpara dhe kemi pasur një numër dëmtimesh që kanë ndikuar në ndeshje më të dobëta”, deklaroi Shaqiri.
Përveç faktit që klubi i tij nuk po bën mirë këtë sezon, Shaqiri e pranon se për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe kufizimeve të udhëtimit, ai nuk e ka parë familjen e tij për gjashtë muaj.
“Nuk e kam parë familjen time për pesë apo gjashtë muaj. Nuk është e lehtë për mua sepse jam shumë i afër me ta”.
“Mezi pres t’i shoh përsëri, kështu që shpresoj që gjërat të bëhen më mirë së shpejti”, ka thënë Shaqiri.