Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta, duket se ka gjetur një rrugë të re në jetën e saj personale dhe emocionet e saj.
Sipas burimeve të Prive, ajo është duke shijuar një njohje të re dhe ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj.
Edhe pse Xheneta ka qenë mjaft e kujdesshme për të mbajtur larg vëmendjes së publikut detajet e kësaj njohjeje, burimet bëjnë të ditur se mashkulli misterioz që ka fituar zemrën e saj është një shqiptar i diasporës.
Po ashtu, nuk ka pasur ende postime publike që e lidhin me këtë mashkull të ri, duke lënë kështu të gjithë në kureshtje për të mësuar më shumë.
Detajet e tjera rreth kësaj njohjeje dhe personit që ka pushtuar zemrën e Xhenetës pritet të dalin në pah në ditët në vijim.