Xhavit Haliti: Unë do ta votoj Vjosa Osmanin për presidente, ftoj të gjithë ta bëjnë një gjë të tillë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka konfirmuar që do të votojë pro Vjosa Osmanit – presidente, shkruan Gazeta Stop.

Kjo pasi që siç tha Haliti, kjo është kërkesë e Amerikës.

Madje sipas tij kështu do duhej të votonin të gjithë deputetët e Kuvendit. Kjo sepse për të qëndruar në sallën e Kuvendit është kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

“Do ta votoj Vjosa Osmanin për presidente dhe do duhej ta votonin të gjithë deputetët sepse pos tjerash është kërkesë e SHBA’së”, ka thënë Xhavit Haliti.