Xhavit Haliti pro hyrjes së PDK-së në Qeveri

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se personalisht mendon se PDK duhet të futet në qeveri.

“PDK i ka organet e saja të cilat vendosin. Mendimi im është se PDK duhet të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës”, ka deklaruar Haliti në një lidhje telefonike në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Mirëpo deputeti i PDK-së Kujtim Gashi thotë se e respektojnë mendimin e Halitit por sipas tij për momentin nuk ka diskutime për futjen e PDK-së në qeveri.

“Jemi 30 veta që duhet të vendosim për këtë çështje por ka edhe Kryesi, Grup Parlamentar ku në të gjitha këto duhet të vendoset”, deklaroi deputeti i PDK-së.

Gashi thotë se ka mendime të anëtarëve të PDK-së që mendojnë se edhe me Vetëvendosjen duhet të bashkëqeverisim.

“Po të pyetem unë si anëtarë i PDK-së, unë nuk jam për hyrjen në qeverinëe aktuale. Por këto tema ende nuk jemi duke i diskutuar”, deklaroi më tej Gashi.