Xhandarmëria serbe futet në Kosovë (Video)

Xhandarmëria serbe është parë të jetë futur në territorin e Kosovës. Saktësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Një video e publikuar në Facebook, shihen 11 trupa që marshojnë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, të veshur me uniforma të ushtrisë serbe dhe të armatosur.

Kjo nuk është hera e parë kur xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës.

Ndërkohe edhe deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci ka publikuar disa pamje nga një restoranti i Karaçevës së Kamenicës se janë futur 11 pjesëtarë të uniformuar të xhandarmërisë serbe.

“Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe është futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë,Komuna e Kamenicës. Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant “Oxygen” që është pronë e Adhurim Krasniqit”, shkraun Bajqinovci.