Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka thënë se ndihet i lumtur me fitoren e ekipit të tij kundër Chelseat.
Ai pas ndeshjes ka shkruar në Facebook në gjuhën angleze se ndonjëherë veprat flasin më shumë se fjalët.
“Ndonjëherë veprimet flasin më shumë se fjalët. Krenar me ekipin tonë sonte”, ka shkruar Xhaka.
Ai kontribuoi në fitoren e Arsenalit përmes një goli nga gjuajtja e lirë në minutën e 44-të.
Fjalë të mira për ndeshjen ka pasur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta. Ai ka deklaruar se ekipi kishte energji dhe ishte i gatshëm për ta fituar ndeshjen.
“Fryma para ndeshjes ishte me të vërtetë pozitive, ata me të vërtetë e donin atë. Unë jam i kënaqur për lojtarët dhe për tifozët. Ne i kemi lënë ata për shumë javë kështu që ishte një ditë e mirë t’u jepja atyre diçka për të festuar”, ka thënë Arteta.