Xhaka konfirmon se ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin: Duam të arrijmë diçka të madhe

Granit Xhaka ka vazhduar t’i qëndroj besnik skuadrës londineze Arsenal, përkundër se po kalojnë momente jo të mira në Angli.

Mesfushori shqiptar ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën londineze deri në qershor të vitit 2024.

Kësisoj Xhaka mbetet njëri nga futbollistët më të vjetër që është në klub dhe njëherish edhe ndër lojtarët më të rëndësishëm.

28-vjeçari ka folur për faqen zyrtare të klubit duke u shprehur shumë i lumtur që ka vazhduar bashkëpunimin me Topçinjtë.

“Jam shumë i lumtur që jam ende këtu. Kam firmosur një kontratë të re me Arsenalin dhe dëshiroj që të rikthej besimin e klubit dhe tifozëve. Ata e dinë që kam dhënë dhe do të jap gjithçka në çdo ndeshje dhe stërvitje”, tha mesfushori shqiptar.

Tutje reprezentuesi i Zvicrës foli edhe për objektivat që ka klubi këtë sezon.