Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka po përgatitet për ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian kundër Uellsit, ndeshje që zhvillohet të shtunën në Baku.
Por, Xhaka është duke punuar edhe për të ardhmen e tij. Siç raporton Blick, Xhaka tani ka arritur një marrëveshje me Romën për pikat kryesore të kontratës.
Sipas gazetës zvicerane, Xhaka është pajtuar të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2025.
“Pjesa tjetër e marrëveshjes i takon Arsenalit dhe Romës. Të shohim nëse marrëveshja do të ndodhë në kohën e duhur. Sipas mediumeve italiane, Roma ka i ka bërë ofertë fillestare 15 milionë euro, por Arsenali po kërkon të paktën 25 milionë. Jose Mourinho po insiston ta ketë Xhakën për sezonin e ardhshëm për çka edhe po interesohet personalisht”, shkruan “Blick”.
Xhaka me skuadrën nga Londra ka kontratë deri në vitin 2023.