Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, që dy ditë ka hyrë në grevë urie në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Këtë e bëri të ditur avokati i tij, Tomë Gashi, njofton Klan Kosova
Gashi në një postimi shkroi se arsyeja e futjes së klienti i tij në grevë urie është cilësia e dobët e ushqimit.
“As në kantinën që është brenda burgut nuk ka fare ushqime cilësore që mund të blihen nga të paraburgosurit.
Greva e tij është senzibilizuese që çështja e ushqimit në burg të përmirësohet. Sot e kam vizituar dhe gjendja e tij është stabile, me shenja të përkeqësimit”.
“Mbetet ditëve në vijim që çështja e kualitetit të ushqimit të shqyrtohet nga udhëheqësit e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës”.
Xhabir Zharku ndodhet në paraburgim që nga dhjetori i vitit të kaluar.