Würth Kosova ka shpërndarë maska falas

Würth Kosova bazuar në situatën aktuale të pandemise që gjendet jo vetëm Kosova, por e gjithë popullata mbarë botën, duke iu bashkangjitur kauzës botërore për luftë kundër pandemisë, ka organizuar një aktivitet social ku ka shpërndarë maska falas.


Aktiviteti u organizua në sheshin “Zahir Pajaziti” – Prishtinë, ku është theksuar edhe rëndësia e praktikimit të masave mbrojtëse rekomanduar nga OBSH dhe organet shtetërore të Kosovës.


Mahir Gani, drejtor i kompanisë u shpreh se “ Ky është një aktivitet social në frymën e koncerit botëror, Würth Group, pjesë e së cilës është edhe Würth Kosova, me qëllim sensibilizimi dhe ngritje të përgjegjësisë së shoqërisë për mbrojtje nga sulmi i pandemisë Covid-19”.


Ai ka shtuar: “Është obligim moral i gjithësecilit nga ne të kontribuojmë me mundesitë që kemi në luftën globale ndaj kësaj pandemie që ka kapluar gjithë botën.”