Lojtarët e Wolverhamptonit e shfrytëzuan përjashtimin e kapitenit të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, dhe shënuan dy gola në pjesën e dytë për fitoren 2:0.
Ndeshja e së enjtes mbrëma i takoi xhiros së 18-të të elitës së futbollit anglez.
Fernandes, i cili kartonin e parë të verdhë e mori në minutën e 18-të, u përjashtua nga loja dy minuta pas pushimit për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër.
Dy minuta më vonë, vendësit shënuan një gol por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Por ai i minutës së 58-të nga korneri i Matheus Cunhas, dhe ai i minutës së 99-të nga Hee-Chan Hwang ishin të rregullt për fitoren e nikoqirit.
Wolvesi tani ka 15 pikë dhe po lufton për mbijetesë.
Unitedi mbetet me 22 pikë.