Paris Saint Germain (PSG), dëshiron që t’i largojë nëntë lojtarë nga ekipi dhe ndër ta është edhe Georginio Wijnaldum.
Përfaqësuesi i Holandës u transferua te kampioni francez më 2021 por nuk ka arritur assesi që të ketë impakt te ky klub.
Ai kaloi si transfer i lirë pasi që nuk siguroi ndonjë kontratë të mirë me klubin e tij të atëhershëm, Liverpoolin.
Qe bërë bujë e madhe pas kalimit të tij te PSG-ja teksa klubi synonte përforcimin për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.