Blogu zyrtar i WhatsAppit ka publikuar informacione rreth funksioneve të reja që vijnë së shpejti për përdoruesit e këtij shërbimi, shkruan Bloomberg.
Risitë më të rëndësishme u referohen përdoruesve që shpesh komunikojnë në grupe ose atyre që menaxhojnë grupe.
Ekziston një opsion që përmirëson privatësinë e përdoruesve brenda grupit, ndërsa administratorët kanë kontroll më të mirë të përdoruesve që hyjnë në grupet tashmë ekzistuese.
Kur një administrator çon një ftesë për në grup ose siguron qasje publike në një grup, të gjitha kërkesat për qasje shfaqen në një vend, së bashku me kontrollet për menaxhimin e kërkesave.
Përveç kësaj, përdoruesit do të mund të gjejnë më lehtë grupet ku kanë miq ose përdorues të tjerë. Kërkimi kryhet duke përdorur emrin e kontaktit, pas së cilës shfaqen të gjitha grupet e zakonshme.
Gjithashtu, në versionin desktop, do të mund të bëhen video-thirrje deri në tetë persona, ndërsa audio-thirrje deri në 32 persona.
WhatsAppi thekson se opsionet e reja duhet të bëhen të disponueshme për përdoruesit në javët në vijim.