WhatsAppi mohon se planifikon shfaqjen e reklamave brenda bisedave


Kreu kryesor i WhatsAppi-it, Will Cathcart, ka mohuar një raportim në media ku thuhej se kjo platformë në pronësi të Metas po shqyrton shfaqjen e reklamave në listat e bisedave me kontraktet, për të rritur të ardhurat e saj, raportoi të dielën Reuters.

Raporti i “Financial Times” thotë se ekipet e Metas po diskutojnë mundësinë e shfaqjes së reklamave në WhatsApp, megjithatë nuk është marrë ende asnjë vendim përfundimtar.

Më tej raportohet gjithashtu se kjo platformë po diskutonte edhe pagesën e një tarife abonimi për ta përdorur aplikacionin pa reklama.

“Kjo histori e FT-së është e rreme. Nuk po e bëjmë këtë”, ka thënë Cathcart në një postim në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

WhatsApp-i ka më shumë se dy miliardë përdorues aktivë mujorë, por shumica e të ardhurave të tij vijnë nga platforma për bizneset e vogla dhe të mesme që përdoret nga rreth 200 milionë përdorues çdo muaj.

Çdo lëvizje për të përfshirë reklama në WhatsApp mund të jetë e papëlqyeshme për përdoruesit.