Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se politikanët shqiptarë përdorin platforma komunikimi si “Telegram” dhe “Sinjali” për të shmangur përgjimin.
Hoxha u shpreh se Whatsapp është një platformë që mund të përgjohet.
“Sot politikanët tanë çfarë përdorin? Të thonë ke sinjal? Whatsappi përgjohet. Nëse komunikon me të dhëna që nuk duan që të përgjohen të thonë. Ke “Telegram”? Ke “Signal”? Dumani thotë që për një nga ngjarjet kam komunikuar në Matrix. Sa më shumë sofistikohet bota e krimit, aq më shumë sofistikohet gjurmimi. Nëse doni të mos përgjoheni mos mbani teknologji”, tha Hoxha në emisionin “Opinion”.