Një nga mangësitë kryesore të dërgimit të fotove përmes WhatsApp është procesi që pason, ulja e madhësisë, rezolucionit dhe kualitetit të tyre.
Megjithatë, më në fund ky problem do t’i kalojë të kaluarës, të paktën sa i përket aspektit të rezolucionit të ulët, është paksa vonë, por “fotot HD” më në fund kanë arritur.
Në “gjuhën” e WhatsApp, në këtë rast fjala “HD” do thotë se rezolucioni tani do shkojë deri në 4096 x 2692. Por për çfarëdo arsye, opsioni “standard” i kualitetit do jetë akoma në dispozicion, e cila secilën fotografi do ta ulë në përmasat 1600 x 1052m, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.
Rezolucioni është një gjë, ndërsa “ngjeshja” është krejt tjetër gjë – dhe WhatsApp informatat për të dytën i ka mbajtur të fshehura, duke mos zbuluar se sa “ngjeshje” do të zbatojë tek fotografitë “HD”, por së paku ato do të kenë rezolucion më të lartë, gjë që do t’i bëjë të duken më mirë.
Tani është integruar një ikonë e re HD, dhe kur ju e shtypni atë ju do mund do të keni mundësi të zgjidhni midis dy paracaktimeve të cilësisë së lartpërmendur. Të gjitha imazhet do të jenë ende të koduara nga fundi në fund, pavarësisht nëse janë HD ose jo.
Veçoria e re ka filluar të shpërndahet tek përdoruesit e WhatsApp, por se do marrë disa javë deri sa të arrijë tek të gjithë. Pas kësaj, së shpejti do të pasojë edhe mbështetja për video “HD”.