WhatsApp është bërë me një shirit të ri navigimi të vendosur në pjesën e poshtme, i cili do të jetë i disponoheshëm për përdoruesit e pajisjeve me sistemin operativ Android.
Shiriti i ri i navigimit ka zëvendësuar atë të vjetrin, i cili ndodhej në krye dhe që kishte katër skeda, Komunitetet, Bisedat, Statusi dhe Telefonatat, transmeton Telegrafi.
WhatsApp thotë se shiriti i ri i navigimit është “më afër gishtave të mëdhenj dhe më i lehtë për sytë”, dhe gjithashtu ka katër skedat e lartpërmendura.
Megjithatë, rendi ka ndryshuar, me statusin që tani quhet Përditësime. Përveç kësaj, të katër seksionet kanë ikona, ndryshe nga shiriti i mëparshëm ku vetëm skeda Komunitete kishte një ikonë.
Gjithashtu, shiriti i vjetër i navigimit ishte i gjelbër, ndërsa ai i ri ka ngjyrë të bardhë.
Sipas kompanisë, “disa artikuj janë zhvendosur për ta bërë më të lehtë qasjen”. Kjo ka kuptim pasi është e mundur të lëvizësh nga skeda në skedë duke rrëshqitur majtas ose djathtas në ekran.
Nëse përdoruesi dëshiron të hapë një skedë që nuk është ngjitur, ai nuk duhet të zgjasë gishtin e madh në krye të ekranit, sepse shiriti i navigimit tani është shumë më afër gishtit të madh, duke e lejuar përdoruesin të lëvizë nga skeda në skedë duke klikuar në ikonat e tyre.