Një takim i ish-trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger dhe presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, rriti zërat për ardhjen e mundshme të francezit në stolin e Kosovës.
Megjithatë këto pretendime i ka mohuar francezi.
“Jo më fal. Ne jemi takuar vetëm miqësisht”, ka thënë Wenger për Indeksonline.
71-vjeçari së fundi ishte trajner i Arsenalit, ku qëndroi 25 vite duke fituar 3 kupa të Premierligës, 7 kupa FA dhe 7 kupa të Community Shield.