Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili më parë kishte thënë se Walker e ka falsifikuar Masakrën e Reçakut.
Në një intervistë për BBC, Walker e ka krahasuar Vuçiqin me ndonjë makinë propagandistike i cili përpiqet ta përshkruajë atë si njeri që e ka ndryshuar pozicionin ndaj të drejtave të njeriut.
“Kur Vuçiq ose ndonjë makinë tjetër propagandistike, përpiqet të më përshkruaj si një njeri që ka ndryshuar pozicionin e tij ndaj të drejtave të njeriut – ata janë gabim, ata nuk e kuptojnë se sa dua të luftoj për të drejtat e njeriut kudo, në Kosovë, komunitetin serb”.
“Unë nuk isha një mbështetës i bombardimeve, por unë mbroj një ndërhyrje tokësore që do të reagonte më saktësisht ndaj asaj që po bënin forcat serbe.
“Sa i përket faljes së NATO-s, unë nuk kam dëgjuar falje nga Beogradi për njerëzit që u dëbuan nga Kosova, për gratë që u përdhunuan – një falje e tillë do të lehtësonte të paktën një pjesë të tensionit “.