VV-ja e publikon listën e 110 kandidatëve për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar listën e 110 kandidatëve për deputetë, ku bartës liste është Albin Kurti.

Numër dy në këtë listë është kryetari aktual i kuvendit, Glauk Konjufca, teksa numri tre është ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e numër katër është Avni Dehari, kurse numër pesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo që bie në sy është mungesa e njërit prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, të cilin Kurti s’e ka përfshirë fare në listë.