Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë arritur koalicion qeverisës në Gjilan. Kësaj të fundit do i takojë pozita e nënkryetarit të komunës dhe katër drejtori, ndërkaq partia fituese e zgjedhjeve do të udhëheq me drejtoritë të tjera.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Kohën, ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan, Riad Shatri. Ai ka thënë se bëhet fjalë për drejtorinë e Buxhetit dhe Financave, Bujqësisë, Shëndetësisë dhe Zhvillimit Ekonomik.
Ai shtuar se ende nuk është vendosur se kush do t’i udhëheqë këto drejtori.
Sot në ora 15:00, do të mbahet mbledhja urgjente e thirrur për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendin Komunal në Gjilan.