Në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar Propozim-Rezoluta për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës, kjo pasi mazhoranca ka abstenuar për këtë pikë.
Në këtë pikë kanë marr pjesë në votim 84 deputet, 25 votuan për, asnjë kundër ndërsa 59 deputetë të VV-së abstenuan për këtë Rezolutë.
Nuk ka kaluar as Rezoluta tjetër e propozuar nga AAK-ja në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.
Kjo pasi shumica e despotëve të VV-së votuan kundër kësaj pike. Kjo pikë ka marr 28 vota për, 52 deputet votuan kundër, dhe ndërsa 4 deputet abstenuan.