Fshati Nedakoc të Komunë së Vushtrrisë vetëm mbrëmë i janë shtuar 15 raste të reja me Covid 19, nga gjithsej 24 sa u raportuan mbrëmë vetëm në ketë komunë.
Të gjitha këto raste po dalin të jenë raste kontakti.
Për T7 ka folur nëna e një prej të infektuarave në këtë fshat.
Ajo tregoi se djali i saj, virusin e kishte marr pas një vizite tek të afërmit, gjatë festës së Bajramit.
Ndërkohë, ajo vetë është në pritje të rezultateve të testimit për të dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Por ajo shton se gjendja e familjarëve të saj deri më tani është stabile.
E fakti se afër tyre jetojnë të infektuarit, po i shqetëson disa fqinjë.
Nuredin Gubetini, thotë se në fshatin e tij, janë dikur rreth 4 familje të cilat janë prekur nga virusi.
Gubetini theksoi se e të infektuarit po qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.
Ndërkohe këto nuk janë rastet e vetme në Komunën e Vushtrrisë, pasi edhe fshatrat Novolan dhe Reznik po përballen me raste të reja.
Madje këtij qyteti gjatë të Shtunës iu shtuar edhe një viktimë.
Bëhet fjalë për një 71 vjecar.