Një grua në Vushtrri e ka gjetur të vdekur familjarin e saj në një pusetë të oborrit të shtëpisë.
Për ngjarjen që ka ndodhir të premten rreth mesditës, Policia e Kosovës raporton se viktima është e gjinisë mashkullore pa dhënë detaje të tjera.
Ajo ka lajmëruar policinë dhe në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML.