Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në Vushtrri, ku një burrë ka therur me thikë gruan e tij e më pas edhe vetën.
Policia bën të ditur se çifti ka marrë ndihmën shëndetësore në emergjencën e Vushtrrisë e më pas janë dërguar në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me thikë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe më pas edhe veten. Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim theksohet se njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast.