Vushtrri, 1000 euro gjobë për infermieren me koronavirus që theu rregullat e vetizolimit

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se i shqiptuar një gjobë prej 1 mijë euro qytetarës me inicialet L.B, e cila është punonjëse shëndetësore në Prishtinë.

E njëjta kishte dalë pozitive me Covid-19 dhe kishte thyer rregullat e vetizolimit duke dalë në qytet.

“Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë, duke vepruar sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, me datë 07.07.2020, në bazë të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, i ka shqiptuar qytetares L.B, punëtore shëndetësore në Prishtinë, gjobë prej 1000€ për shkelje të vendimit për vetizolim pasi e njejta kishte rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe e ka thyer vetizolimin duke dalur në qytet”.