Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha se me ndalimin e dinarit, po rrezikohet jeta dhe mirëqenia e serbëve lokalë që jeton në Kosovë.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, po tenton që ta vështirësojë “mbijetesën” e serbëve që jetojnë në Kosovë.
“Institucionet e Prishtinës kanë krijuar në këtë territor kushte të padurueshme, jetësore për serbët tani ata bëjnë sulme sistematike ndaj serbëve dhe persekutimin e tyre. Situata e tillë në mungesë reagimit mund të shkaktoj dëm të pariparusehëm. Pse kemi kërkuar këtë takim sepse BQK që lëvizja është bërë që të ndalohet dinari në Kosovë. Pasi është bërë kjo i ashtuquajturi lidership ka vazhduar set sulmesh kundër serbëve në Kosovë, ka kulminuar që mbijetimi i tyre varet nga asetet me dinar që vjen nga buxheti i Serbisë. Të dhënat që Serbia paguan 69 mijë paga nga buxheti në dinar. 2430 bursa studentësh dhe kuzhina popullore që plotëson nevoja të 2 mijë personave, ky është një sulm ndaj popullatës serbe”, ka thënë ai.
Tutje ai ka vijuar duke thënë se liderët në Kosovë po e përdorin sundimin e ligjit për t’i dëmtuar serbët dhe kishën ortodokse.
“Çdo parandalim i financimit të spitaleve, shkollave e çerdheve të Serbisë është sulm i drejtpërdrejt ndaj serbëve dhe ndaj themelimit të Asociacionit. Nuk ekziston asnjë bazë e argumentimit në Prishtinë që masa për të ndaluar dinarin dhe futja e euros si e vetmja pagesë është mundësi për të ofruar të ashtuquajturin sundim të ligjit. Liderët shqiptarë e përdorin sundimin e ligjit vetëm sa për ta dëmtuar serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe”, tha ai.