Presidenti serb si komandant i përgjithshëm i ushtrisë serbe, Aleksandar Vuçiq, ka nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë, si dhe ka urdhëruar që ato urgjentisht të lëvizin në drejtim të kufirit me Kosovën, raporton gazeta e regjimit serb “Novosti”, transmeton Paparaci.
Vuçiq ka vendosur për këtë veprim për shkak të dhunës që po ushtron “policia speciale e Albin Kurtit ndaj popullit serb në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”, pretendon ky tabloid.
Gjithashtu, presidenti i Serbisë ka “kërkuar” nga NATO që “urgjentisht të ndalojë dhunën ndaj serbëve”.