Vuçiq thotë se pret surpriza nga takimi në Washington


Gazeta Express

29/08/2020 9:58

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka folur para nisjes për në Uashington, ku më 4 shtator do të mbahet takimi në Shtëpinë e Bardhë me delegacionin e Kosovës.

Vuçiq ka befasuar me deklaratën e tij duke thënë se pret surpriza nga ky takim

“Esenca është se Avdullah Hoti dhe zyrtarët e tjerë thonë se në SHBA po shkojnë për njohje. Ka edhe deklarata jozyrtare të liderëve në regjion se unë duhet të nënshkruaj gjithçka që jipet atje. I kam dëgjyuar me kujdes. Pres surpriza, nuk hezitoj ta them këtë. Dhe po ashtu, do të kërkoj falje nga administrata amerikane nëse një gjë e tillë nuk ndodhë”, ka thënë Vuçiq sot për “Tv Pink”.

Vuçiq tutje tha se e ka parë agjendën e takimit në Shtëpinë e Bardhë dhe se siç ka thënë ai aty është vetëm një pikë problematike.

“Serbia paguan çmimin e veprimeve katastrofale politike që ka bërë në të kaluarën në lidhje me Kosovën”, shtoi ai duke iu referuar kërkesës për verdiktin e GJND-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe, takimi mes Kosovës dhe Serbisë mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë dhe delegacioni i Kosovës atje përfaqësohet me shtatë zyrtarë.