Vuçiq: Tërheqja e Prishtinës nga dialogu në Bruksel do të tregonte rolin e secilës palë

Pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se “njerëzit në Evropë dhe në botë do të jenë në gjendje të kuptojnë shumë” se cili është roli i cilës palë  nëse përfaqësuesit e Kosovës nuk vijnë në Bruksel për fundjavën për një dialog të planifikuar me Serbinë.

“Por, cili do të jetë reagimi i amerikanëve është një histori tjetër. Kjo është historia e tyre e ndërsjellë, “shtoi Vuçiq.

Ai tha se ai “dëgjoi zëra që shqiptarët mund të mos vijnë” dhe shtoi se ai nuk kishte kohë të bisedonte me përfaqësuesin special të BE-së për dialog midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak.

“Ne po mundohemi të tregojmë se jemi partnerë të BE-së, se nuk ikim nga tema të vështira, se duam të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Nuk arrita të flisja me Lajçakun. Në mëngjes, unë do t’ju tregoj se çfarë ndodhi me dialogun në Bruksel”, tha ai mbrëmë pas takimit që pati me kreun e shtetit francez.

Vuçiq deklaroi se është i shqetësuar për “mundësinë e pengimit të dialogut sepse Beogradi duhet të ruajë stabilitetin dhe sigurinë për shkak të serbëve në Kosovë”.

“Nëse çmenduria fillon në Kosovë për aktakuzën kundër (Presidentit të Kosovës Hashim) Thaçit dhe konflikteve të tyre të ndërsjella, kjo gjithmonë është një mundim për serbët. Kjo është arsyeja pse unë kam dashur të ul tensionet përmes bisedimeve, të mbroj njerëzit tanë, në këtë mënyrë ne gjithmonë mund të futemi në një situatë që është mjaft problematike për ne “, tha Presidenti i Serbisë, raporton Danas, transmeton Klan Kosova.

Pas Parisit, Vuçiq duhet të udhëtojë për në Bruksel, ku të dielën ai është planifikuar të vazhdojë dialogun me Kryeministrin e Kosovës, Avdulah Hoti, me ndërmjetësimin e BE-së, që ishte ndërprerë që nga nëntori i 2018-ës.

Vuçiq deri më tani nuk është takuar me Hotin, i cili u bë kryeministër i Kosovës më 3 qershor.