Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës, që u vendosën nga grupe kriminale,do të hiqen sot në mëngjes.
Ai tha se i ka lënë serbët e veriut të marrin një vendim teksa lexoi letrën e atyre që kanë udhëhequr barrikadat, ku tha se të njëjtat do të hiqen.
Vuçiq, teksa lexonte letrën e përfaqësuesve serbë të Kosovës, tha se “nëse terrori vazhdon, veriun e Kosovës do ta mbyllim përgjithmonë për institucionet e Kosovës”.
“Nëse ata fillojnë të arrestojnë serbët për shkak të barrikadave, çfarëdo që të bëni pas kësaj, unë qëndroj prapa jush”, u shpreh Vuçiq përpara përfaqësuesve serbë të Kosovës.