Vuçiq për parimet që i përmendi Hovenier për Asociacionin: Dëshira të tij


Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar ndaj deklarimeve të ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, sa i përket parimeve mbi të cilat SHBA mbështet themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas presidentit të Serbisë “ato janë vetëm dëshira të ambasadorit amerikan”, shkruan Kossev, transmeton Express.

“Pra, nëse diçka është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, atëherë çfarë kemi negociuar ne në Bruksel, pse po negociojmë për të para se gjithash”, ka thënë Vucic.

Kreu i shtetit ka thënë se nëse s’do të duheshin negociatat “atëherë serbët do të mund ta themelonin vetë Asociacionin”.