Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të zhvilluar të enjten në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se e ka njoftuar atë për keqtrajtimin e serbëve “të pafajshëm” në Kosovë.
Në adresimin e tij para gazetarëve, Vuçiqi ka thënë se nuk mund të konfirmojë se “ka ndonjë udhërrëfyes” për të dalë nga kriza në veri të Kosovës.
Vuçiqi ka thënë se në këtë takim ka dhënë një raport që tregon “në detaje se si janë arrestuar dhe keqtrajtuar serbët e pafajshëm”.
Ai po ashtu është ankuar për bllokimin e mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë.