Një shtetase argjentinase ka vdekur në orët e para të së mërkurën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në Fushë-Kosovës.
Siç ka njoftuar Policia, viktima ishte duke qëndruar së bashku me një shtetas zviceran, i cili edhe dyshohet për vrasjen e viktimës.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore.