Një person është vrarë pasditen e së premtes në Zllakuqan të Klinës.
Policia ka konfirmuar për KOHËN se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20.
“Viktima është plagosur me armë dhe është dërguar në Emergjencën e Pejës, por pas pak kohësh mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij”, kanë thënë nga Policia.
I dyshuari është në kërkim.