Një person ka vdekur në fshatin Peran të Podujevës pasi është gjuajtur me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se i njëjti ka ndërruar jetë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Ai tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:00, teksa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas Borovcit, policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent”, tha ai për Paparacin.