Një person është vrarë pasditen e sotme në rrugën “Gjin Gazulli në Pejë.
Policia e Kosovës me të dal në venin e ngjarjes ka hasur në një person të shtrirë në tokë që ishte i qëlluar me armë zjarri, njofton Klan Kosova.
Lajmin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot, rreth orës 15:35 Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë, menjëherë policia ka dal në vend të ngjarjes dhe ka hasur në një person i cili është qëlluar me armë zjarri, i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet të cilat janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Gashi.