Vritet një person në Gjilan

Një person është gjetur i vdekur skaj një rruge në Gjilan pasditen e së enjtes. 

Policia ka thënë se dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri.

“Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ‘Mërgimtarët e Gjilanit’ në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri”, konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.

Ai shtoi se në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Hashani. /BetimipërDrejtësi/