Babis Anagnostopoulos ka dhënë një deklaratë për “Good Morning Greece” që nga burgu i Korydallos.
Piloti 32-vjeçar që i mori jetën bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline, ka deklaruar që ndihet i çliruar që vajza e tij është tashmë nën kujdesin e gjyshes nga ana e nënës.
“E di që nëna e Carolines e do shumë mbesën e saj dhe do ta rrisë siç duhet në Alonissos,” është shprehur ai.
Po ashtu, ai ka sqaruar lajmet që ka dëgjuar sa i përket tokës që ka blerë në Pikermi. Sipas tij lidhur me këtë është nuk është raportuar saktë, pasi shton ai, të dyja familjet kanë futur para për ta blerë.
Nga burgu është shprehur se ai pagoi për të gjitha shpenzimet e funeralit të së shoqes dhe hodhi poshtë mundësinë e ekzistencës së ditarit të Caroline.
Duke folur për lajmet e publikuara në mediat britanike, ai shprehet: “I konsideroj si jo të besueshme sepse jo që kanë botuar nuk është e vërtetë. Nuk ka pasur ditar.”