Një person është gjetur i vdekur sot në rrugën ‘C’ në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se rreth orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘C’ dhe se njësitë kompetente kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Rasti po vazhdon të hetohet.
“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete. Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka konfirmuar policia për Insjaderin.