Vrasja në Klinë, kryhen bastisje dhe lëshohet autorizim që në të gjitha pikat kufitare të bëhet ndalimi i Tush Frrokut

Anton Prela u privua nga jeta pasditën e së hënës në një lokal në Klinë, teksa i dyshuari Tush Frroku ndodhet në kërkim dhe për arrestimin e tij policia apelon qytetarët të japin informata nëse kanë njohuri për vendodhjen e tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, në orët e vona të së hënës i tha Gazetës Express se po punohet në mënyrë intensive për kapjen e të dyshuarit.

Gjithashtu tha se janë kryer bastisje me qëllim arrestimin e tij si dhe prokurori i shtetit ka lëshuar autorizime që në të gjitha pikat kufitare të behet ndalimi i tij.

“Prokurori i shtetit në koodrinim me Policinë e Kosovës, janë duke punuar në mënyrë intenzive në teren për kapen  e autorit të vrasjes në Klinë. Aktualisht janë duke u kryer disa bastisje nga Policia e Kosovës për arrestimin e të dyshuarit Tush Frroku. Prokurori i shtetit ka lëshuar autorizime që në të gjitha pikat kufitare të bëhet ndalimi i tij. Po ashtu, bëjmë apel të gjithë qytetarët të cilën kanë informata për vendodhjen e tij të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës për arretimin e tij”, tha Nikçi për Gazetën Express.

Policia e Kosovës informoi se të hënën rreth orës 16:50 pati të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë.

Më pas u njoftua edhe për vdekjen e Anton Prelës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Vdekja e tij u konfirmua nga mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia deklaroi se dyshuari ёshtё arratisur nё drejtim tё panjohur dhe gjatё arratisjes i njëjti nёn kёrcёnimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturën dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit.

Por më pas vetura është gjetur e braktisur në fshatin Kosh të Istogut.

“Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё pësonit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor”, tha policia.

Me vendim tё prokurorit tё shtetit trupi i pajetё i viktimёs është dërguar në Institutin e Mjekёsisё Ligjore nё Prishtinё pёr obduksion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka publikuar foton dhe të dhënat e të dyshuarit me qëllim arrestimin e tij duke lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët: