Vrasja e dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar një vrasje të dyfishtë që ka ndodhur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka njoftuar se sipas hetimeve të para, një burrë 58-vjeçar, me inicialet A.M., ka qëlluar për vdekje një grua 42-vjeçare, N.H., dhe më pas ka kryer vetëvrasje. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:56 dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një armë pistoletë. 

Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet po vazhdojnë për veprat penale të “Vrasjes së Rëndë” dhe “Vetëvrasjes”.